1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Boshnjakët rrezikojnë krijimin e qeverisë Hoti

Rekomandime

Komuniteti Boshnjak në Kosovë ka shprehur pakënaqësi që nuk do të ketë asnjë ministër në Qeverinë e re.

Komuniteti boshnjak është i treti më i gjeri në vend dhe për këtë arsye kërkojnë që të kenë një ministri në Qeverinë Hoti.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e partive boshnjake thonë se tri votat në parlament të partive boshnjake duhet të kontestohen ngase është injoruar në tërësi kyçja e boshnjakëve në institucionet e larta.

Në Qeverinë në largim Kurti, komuniteti boshnjak është përfaqësuar nga Emilia Redzepi si ministri e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në të kaluarën, ministër në dy Qeveri ka qenë edhe Rasim Demiri.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i tri votave të komunitetit boshnjak në Qeverinë Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit