Jeta e natës në Wuhan është kthyer në normalitet. Pikërisht këtu flitet se koronavirusi kishte bazën dhe pandemia nisi nga ky qytet.
Por, kur po bëhen afro 1 vit nga fillimi i pandemisë, Wuhani i është kthyer normalitetit. Muzikë, qejf e jetë nate shihen në qytetin kinez.
Masat kufizuese janë hequr dhe jeta duket normale atje. Thuhet se asnjë rast pozitiv nuk ka dalur atje që disa muaj.
Jeta e natës i është kthyer normalitetit dhe qytetarët thonë se kanë filluar të harrojnë që ekziston koronavirusi.
Ndërkohë, ne ende po vuajmë pasojat e tyre.