-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bota nis të marrë frymë, Katër lajme të mira nga koronavirusi

Rekomandime

Koronavirusi i ri e ka vendosur botën në gjendje terrori. Raportimet mediatike e shtojnë këtë situatë ankthi, kurse politikanët e papërgjegjshëm tentojnë të përdorin këtë gjendje për kredite politike, duke shtuar panikun.

Kjo nuk do të thotë se kjo është një betejë ne lehtë.

- Advertisement -

Megjithatë lajmë të mira po nisin të vijnë nga mbarë bota.

Deri më tani sëmundja ka prekur 198 mijë njerëz dhe numri i të vdekurve po i afrohet 8 mijë. Por ka shpresë në horizont.

Në mbarë botën janë mbi 82 mijë të shëruar dhe ata janë kryesisht në Kinë, atje ku nisi sëmundja.

- Advertisement -

Në Kinë ka vetëm 13 raste të reja të martën.

Vetëm një prej tyre ishte infeksion i brendshëm.

- Advertisement -

Pavarësisht numrit të lartë të vdekjeve në Itali- që është kthyer në vatrën e sëmundjes në Europë, rastet e konfirmuara atje po ngadalësohen.

Rastet po ngadalësohen edhe në Korenë e Jugut. Dje u regjistruan vetëm 74 të tilla, një rënie e ndjeshme me umrin 909 në kulmin e epidemisë.

Këto lajme vijnë në kohën kur studiesit holandezë të Utrehtit dhe Roterdamit kanë zbuluar një antitrup që mund të kurojë me sukses pacientët me sëmundjen, raporton Mirror. Kjo mund të bëjë që vaksina të jetë gati shumë më shpejt nga sa ishte menduar. Një numër kompanish të njohura në çdo vend të botës është në garë të ethshme për të gjetur vaksinën dhe kurën, dhe testimet e para janë pozitive.

Në një tjetër zhvillim pozitiv, një bebe e porsalindur në Angli, e cila u bë pacientja më e re në botë me koronavirus, duket se ia ka dalë.

Mirror raporton se ajo e ka mposhtur virusin. Kujtojmë këtu se një javë më parë, një 103-vjeçare në Kinë u kurua nga sëmundja. Edhe në Indi është shëruar pacienti i parë me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit