1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Botohet në Serbi libër propagandistik për betejën e Koshares, do ta lexojnë fëmijët serbë në shkolla

Rekomandime

Dokumentar, filma e seri televizive janë prodhuar në Serbi me temë të idealizimit të një beteje të dytë të Kosovës. Nuk i shpëtuan as fëmijët në shkolla këtij versioni të ‘historisë’ serbe, tani me një libër të ri në edicionin ‘fëmija i mirë’ siç e ka emëruar shtëpia botuese serbe, për t’i indoktrinuar ata me këtë që ata që e quajnë histori.

Beteja e Koshares përshkruhet në këtë libër për fëmijët serbë si një betejë e shenjtë përmes 12 tregimeve të ilustruara të akteve heroike sipas tyre në mbrojtjen e kufirit nga gjatë intervenimit të NATO’s më 1999’n.

- Advertisement -

Sipas këtij libri fëmijëve serbë do t’iu mësohet si u ndal sulmi tokësor në karaulën kufitare në kufirin me Shqipërinë nga vetëm 100 ushtarë serbë që zmbrapsën mësymjen nga një armik dhjetëra herë më i fuqishëm. Pastaj i mësojnë si njësite elite serbe me muaj paskan kanë zhvilluar beteja për çdo pëllëmbë të tokës serbe.

Libri i kushtohet të gjithë ‘heronjve serbë’ që luftuan në Koshare, emrat e vetëm disa prej tyre përmenden në libër.

- Advertisement -

Nuk përmenden normalisht se çfarë ndodhi para se të zhvillohej një betejë e tillë e pse po luftonin serbët kundër gjithë botës gati se. Madje as miqtë e tyre rus nuk ishin kundër intervenimit të NATO’s. Madje u pajtuan se mirë bënë. Luftë me Slloveninë, Kroacinë, Bosnje e Hercegovinës e Kosovën i nisi Serbia në vitet e nëntëdhjeta.

Ky libër i ngjanë edhe një tjetër libri të këtillë propagandues serb, të tani deputetit e në periudhën e Milosevic propagandues i luftës, Milovan Drecun. Drecun e ka titulluar “Beteja e Dytë e Kosovës” duke ju referuar Betejës së Kosovës më 1389, që në shekullin 19 e 20 nga historiografia u zgjodh si mjet i propagandës së zgjerimit territorial nacionalist serb.

- Advertisement -

Sot e njëjta betejë po shfrytëzohet nga qarqe ultra nacionaliste serbe përsëri pabazë ndonëse si beteja e Koshares edhe ajo e 1389 ishte humbur nga serbët.

Për betejës së 1389 historianëve serbë nuk ju pëlqen aspak të shpjegojnë se dinastia Lazarevic e Serbisë ishte besnike ndaj Sulltanit Bajezit Rrufesë, gruaja e tij ishte e bija e Car Lazarit të mposhtur në Kosovë. I biri Lazarit, Stefani Lazarevici luftoi krah Bajezitit deri në momentin e fundit në betejën kyçe të Ankarasë më 1402, ku u mposhtën nga mongolët e Tamerlanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit