Brad Pitt po e mbështet Joe Biden-in në zgjedhje.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do mbahen më 3 nëntor, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Qytetarët kanë rastin të votojnë për demokratin Joe Biden si dhe për republikanin njëherësh presidentin aktual të Amerikës, Donald Trump.
Duke qenë kështu, shumë njerëz e dinë tani se kë do ta votojnë, e edhe emra të famshëm kanë treguar në njëfarë forme se kë e mbështesin.
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Brad Pitt, zyrtarisht mund të themi se është pjesë e ekipit të Biden.
“Amerika është një vend për të gjithë – ata që zgjodhën këtë qark, ata që luftuan për të – disa republikanë, disa demokratë dhe shumica, vetëm diku në mes. Të gjithë kërkojnë të njëjtën gjë; dikush që i kupton shpresat, ëndrrat dhe dhimbjen e tyre për të dëgjuar, për të sjellë njerëz së bashku, për të punuar shumë për njerëzit që e votuan atë. Të bëhesh një president për të gjithë amerikanët”, u shpreh ai.