8.4 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Haradinaj e çon djalin në Gjimnazin privat të cilit ia ndau 659 mijë euro nga buxheti i shtetit

Rekomandime

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, sot e ka regjistruar djalin e tij, Gjinin, në Gjimnazin privat “Loyola”, për të cilin kishte ndarë buxhet mbi 600 mijë euro.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka njoftuar sot se djali i tij i madh, Gjini ka nisur një eksperiencëtë re në shkollën ‘Loyola’ në Prizren.

- Advertisement -

Dhe kjo duket se nuk është krejt e rastësishme.

Një vit më parë, , Haradinaj, ani pse ky Gjimnaz ishte privat, kishte vendosur ta ndihmonte me paratë e shtetit.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Haradinaj në vitin 2018, në muajin tetor, kishte vendosur ta mbështesë me hiç më pak se me 659 mijë euro, vendim ky që ishte nënshkruar nga vetë Haradinaj.

- Advertisement -

Një veprim i tillë nga Qeveria e Kosovës kishte ardhur, pasi ishte raportuar se shkolla ka problem financiare, shkruan lajmi.net.

Nga 659 mijë euro të kësaj shume të ndarë nga Qeveria e Kosovës, 308,858.54 euro shkojnë për rimburësimin e pagave të bashkëpunëtorëve të këtij gjimnazi, 300,000 euro të tjera shkojnë për themelimin dhe funksionalizimin e shkollës së lartë profesionale “Loyola Profesional”, ndërsa 50,000 euro të tjera për shpenzime vjetore të kësaj shkolle prej vitit 2019.

- Advertisement -

Teksa ka njoftuar se djali i tij po nis këtë rrugëtim në ‘Loyola’, Haradinaj ka thënë po ashtu se qeverisja e tij ka shënuar rezultate në rritjen e cilësisë.

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor”, ka shkruar ai.

Më poshtë ju sjellim vendimin që ka siguruar lajmi.net, nga mbledhja e Qeverisë për ndarjen e mjeteve për këtë Gjimnazin “Loyola”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit