11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Haki Abazi për Përparim Ramën: LDK-ja e bëri kryetar një të panjohur nga rruga

Rekomandime

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, njëkohësisht deputet i VV-së, Haki Abazi, ka komentuar raportimet e fundit se Blerand Stavilevci nga PDK do të emërohej nënkryetar i Prishtinës.

Abazi, ka thënë se LDK-ja e ka bërë kryetar “një të panjohur” nga rruga, duke iu referuar Përparim Ramës. Sipas tij, po e njëjta ia dorëzoi PDK-së Prishtinës, ende pa e filluar qeverisjen lokale.

- Advertisement -

“Ndoshta mashtrimi ka emër tjetër”, ka shtuar Abazi.

Statusi i plotë: 

DMTH LDK e shpërfaqë veten duke e bërë kryetar një të panjohur nga rruga dhe i dorëzon PDKs Prishtinën pa e filluar qeverisjen lokale! Ndoshta mashtrimi ka emër tjetër!

- Advertisement -

Ndryshe, sot gjatë ditës është raportuar se Blerand Stavilevci do të jetë nënkryetar i Prishtinës.Përveç tij, pozitë të nënkryetarit do të mbajë edhe dikush tjetër, emri i të cilit do të varet nga marrëveshjet për bashkëqeverisje të kryeqytetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit