-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Britania dëshiron të udhëheqë procesin për arrestimin e Putin-it

Rekomandime

Parlamenti britanik bëri thirrje për njohjen e Vladimir Putin-it (presidenti i Federatës Ruse) dhe ushtrisë ruse si terroristë.

Gjithashtu, parlamenti dëshiron të udhëheqë procesin e lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar për arrestimin e presidentit rus.

- Advertisement -

Kështu deklaroi deputetja britanike Layla Moran në një koment për Guildhall.

“Putin dhe ushtria e tij po vrasin ukrainas të pafajshëm. Ato sanksione që vendosëm ishin jashtëzakonisht të nevojshme, por ne nuk mund të ndalemi me kaq ndërkohë që ukrainasit po vriten masivisht”, theksoi Moran.

Ajo vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar duhet të udhëheqë thirrjet që Gjykata Penale Ndërkombëtare të vendosë për ndalimin e Putin-it.

- Advertisement -

“Është koha për të trajtuar ushtrinë dhe mercenarët e Putin-it ashtu siç i trajtojmë terroristët, duke përdorur rregulloret përkatëse të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ne duhet të drejtojmë thirrjet që Gjykata Penale Ndërkombëtare të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për Putin-in”, shtoi deputetja britanike.

Më herët, u bë e ditur se 46 vende anëtare të UNESCO-s do të bojkotojnë mbledhjen e Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

- Advertisement -

Kjo e fundit drejtohet nga Rusia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit