10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

SHBA: Rusia po kërkon 60 mijë rekrutë të rinj

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë parë indikacione se Rusia është duke analizuar mundësitë për të rritur numrin e trupave edhe 60 për mijë, në mënyrë që të përforcojë kapacitetet pushtues.

Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes Amerikane, raporton CNN.

- Advertisement -

Ai ka thënë se mbetet për t’u parë se sa e suksesshme do të jetë Rusia për të plotësuar këtë qëllim, sa shumë trajnime do të kenë këto forca, apo se ku do të dërgohen.

Ky zyrtar ka thënë gjithashtu se SHBA-ja se nuk ka parë ende “përforcime të reja, të trajnuara dhe të armatosura plotësisht”.

SHBA beson që tani Rusia është më poshtë se 85% të kapaciteteve të saj ushtarake, nëse krahashohet me kohën kur nisi pushtimi në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit