9.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Britania e Madhe furnizon Ukrainën me raketat e famshme: Avionët, helikopterët dhe tanket nuk kanë asnjë shans

Rekomandime

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po rrit furnizimin e saj me armë në Ukrainë, në mënyrë që vendi të mbrohet nga suImet ruse, që kanë nisur që prej 24 shkurtit.

Deri më tani Britania i ka dorëzuar Ukrainës 2000 raketa antitank NLAW (Armët e Lehta Anti-tank të Gjeneratës së ardhshme). Wallace u tha deputetëve se numri po rritej në 3,615 raketa antitank, shkruan BBC.

- Advertisement -

Përveç kësaj, Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar po furnizonte gjithashtu Ukrainën me një ngarkesë të vogël të armëve antitank Javelin dhe po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të raketave Starstreak, të cilat konsiderohen si më të mirat sa i përket sistemeve raketore anti-ajrore me rreze të shkurtër.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar kishte ofruar gjithashtu armë të vogla, parzmore, helmeta, pako racioni dhe furnizime mjekësore në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit