1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Britaniku i shkruan Osmanit: Unë isha ushtari që drejtoja tanken, e merituat pavarësinë

Rekomandime

Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, i ka shkruar në profilin e saj në Facebook, një ish-ushtar i KFOR-it që shërbeu në Kosovë.

- Advertisement -

Ai ka komentuar në fotografinë e postuar nga kryeparlamentarja, ku shihen ushtarët dhe qytetarët e gëzuar kosovarë.

Bëhet fjalë për Cllr James Paul Watson, i cili ka deklaruar se Kosova e meritoi pavarësinë nga Serbia

“Unë jam ushtari që drejtoj atë automjet ushtarak. Ne të gjithë ishim shumë krenarë për ta ndihmuar Kosovën ta fitojë pavarësinë e saj”, ka shkruar Ndryshe, Osmani ka deklaruar se 11 qershori shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.

- Advertisement -

“Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë. Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit