Dy pacientë të shtrirë në Infektivë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

0
95

Në Klinikën Infektive aktualisht anë të hospitalizuar 44 pacientë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, prej 44 pacientëve, 40 pacientë janë me COVID- 19.

Prej tyre 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. E në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik, shkruan Reporteri.net.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 4 raste.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe rezultuar negative për COVID-19.

Gjendja e pacientëve – nga 40 raste të infektuara me Covid 19:

• 33 raste janë në gjendje stabile
• 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me COVID- 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore.