7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Brnabiq: Vuçiq është i stresuar për çështjen e Kosovës, nuk ka fjetur me net të tëra

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur pasi u raportua se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.  Ajo për mediat serbe ka thënë se Vuçiqin e ka kapur një grip.

- Advertisement -

Ndër të tjera, Brnabiq ka thënë se Vuçiq është stresuar edhe për çështjen e Kosovës dhe se nuk ka fjetur me net të tëra.

“Ai nuk po pushon, mund ta them. Do të doja që ai të pushonte më shumë. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë, mendoj se ai nuk ka fjetur për net të tëra. Atë e ka kapur një grip. Imuniteti i është dobësuar, natyrisht nga gjithë ky stres”, tha Brnabiq për Happy TV.

Ndryshe, edhe këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Suzana Vasiljeviq, ka thënë se gjendja e tij nuk është e mirë dhe se për këtë është dashur të anulojë disa takime në ditët në vijim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit