0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Bukuroshja ka qef me fol për mu, a dalim n’darkë”: Shala i RTK’së eskalon me gjuhën kundrejtë deputetes

Rekomandime

Gazetari i RTK’së Mentor Shala ka përdorur gjuhë sek*iste dhe shumë të pahijshme në një televizion vendor në drejtim të deputetes së Listës Guxo, Doarsa Kica Xhelili.

- Advertisement -

Shalës nuk i ka pëlqyer komenti i deputetes në fjalë, teksa kjo e fundit ka akuzuar Televizionin Publik që ka ndërprerë transmetimin direkt, kur në komision po flitej për Shalën. Gjuha e Shalës, i përngjanë atyre sek*iste dhe të papranueshme të llojit si: “Bukroshja ka qef me fol për mu, a dalim në drekë a darkë, veç kallzom kur po dalim”.

Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të Shalës:

Doarsa bukuroshja paska fol mbrame prap për mu. Shumë bre ka qef me ma përmend emnin.

- Advertisement -

Po më duket vetëm
te unë e ka mendjen!

A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thrrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Knaqemi edhe t’kallxoj krejt për RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja! E miqt e RTK-së?! Jo valla s’pi thrrasim!
Kallxom, kur po dalim, Doarsë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit