Saturday, July 20, 2024

Detajet e fundit nga policia për vrasjen në Lagjen e Spitalit, arrestohen dy persona

- Advertisement -
- Advertisement -

Pasditen e së enjtes në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri si pasojë e së cilës katër persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetë në QKUK, ndërkaq policia bën të ditur se janë arrestuar dy persona lidhur me këtë rast

Përmes një komunikate, policia ka bërë të ditur se pas marrjes së informacionit të gjitha njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

​“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë plagosur katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar, se njëri prej personave të plagosur nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë”, bën të ditur policia.

Po ashtu, theksohet se policia ka arrestuar dy persona lidhur me ngjarjen e rëndë që ndpdhi sot në Lagjen e Spitalit.

“Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, thekson policia.

- Advertisement -

Ndërkaq Gazeta Express ka mësuar nga dëshimtarët se në këtë incident kanë qenë të përfshirë babë e djalë, njëri prej të cilëve edhe ka vdekur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronësore.

“Djalë e babë janë të përfshirë në incident, njëri nga ta ka vdekur. Rasti ka ndodhur për çështje pronësore. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit dhe është afruar që t’i ndajë. Kanë gjuajt me kallashnikovë”, ka thënë ky dëshimtar.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura