11.6 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Vendimi i parë i Bulliqit: Shërbim pandërprerë për qytetarët brenda orarit të rregullt

Rekomandime

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerr vendimin e parë të tij, me të cilin shërbimet për qytetarë do të ofrohen prej orës 08:00 deri në 16:00.

- Advertisement -

Kjo nënkupton riorganizimin të orarit të punës në mënyrë që të ofrohen shërbime edhe gjatë kohës së pauzës prej orës 12:00 deri në orën 13:00, raporton KOHA.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka nxjerr vendimin e parë, sipas të cilit administrata komunale e organizon punën për shërbim të pandërprerë për qytetarët gjatë tërë orarit të punës, prej orës 08:00 deri në orën 16:00. Me qëllim të krijimit të kushteve për ofrim të pandërprerë të shërbimeve për qytetarë. Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim që sektorët dhe shërbimet përkatëse të punëve me palë të riorganizojnë punën dhe orarin e punës, në mënyrë që këto shërbime të kryhen pa ndërprerë nga ora 8:00 deri në orën 16:00, gjatë ditëve të punës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të Komunës së Podujevës.

Sipas të njëjtit, në bazë të këtij vendimi drejtorët e drejtorive përkatëse në bashkëpunim me Zyrën e Personelit bëjnë riorganizimin e orarit të punës sipas këtij vendimi, i cili hyn në fuqi ditën e nxjerrjes.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit