9.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Bullgarët japin alarmin: Sistemi raketor S-400 dhe qendra e spiunazhit rus në Nish, rrezik për tërë Ballkanin

Rekomandime

Ish ambasadorja e Bullgarisë në SHBA, anëtare i Këshillit Atlantik të Bullgarisë, Elena Poptodorva, ka deklaruar se Nishi po shndërrohet në bazë ushtarake ruse në Serbi.

- Advertisement -

Njëkohësisht, ish ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Solomon Pasi, i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që ta shtojë mbikqyrjen ndaj aktiviteteve ruse në Serbi, raportojnë mediat bullgare, transmeton Ballkani.info.

“Nishi me siguri po shndërrohet në bazë ruse në Serbi të cilën ata e quajnë qendër ose ndoshta së shpejti do ta quajnë edhe institucion. Nëse atje vendoset sistemi raketor S-400, rrezja e veprimit e mbulon edhe Bullgarinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka vlerësuar Poptodorva.

Përveç kësaj, ish ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Solomon Pasi ka komentuar në llogarinë e tij në Tëitter fotografinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Cloud- Juncker dhe komisionerin evropian, Johannes Hahn, duke apeluar në Komisionin Evropian që ta shtojë vëmendjen ndaj aktivitetit rus në Serbi.

- Advertisement -

“A do të ketë ndonjë diskutim për praninë ushtarake ruse në Serbi dhe qendrën e spiunazhit rus në Nish? Ose ne dhe KBG-së i ofrojmë përspektivë evropiane?”, ka shkruar Pasi.

Të kujtomë se Nishi është qyteti më i madh serb që gjendet më së afërmi kufirit të Kosovës.

- Advertisement -

Edhe më herët është raportuar se qendra e ashtuquajtur humanitare ruse në Nish në fakt është bazë ushtarake dhe e spinuazhit të shtetit rus në Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit