10.1 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Bullgaria zvogëlon shpejtësinë e lejuar në pjesën ku u aksidentua autobusi me shqiptarë

Rekomandime

Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe e Punëve Publike e Bullgarisë ka marrë vendim sot që të ulë shpejtësinë në pjesën e autostradës në Strumë, ku para një jave një autobus nga Maqedonia e Veriut u aksidentua dhe më pas humbën jetën 46 persona.

Ministrja Violeta Komitova ka thënë se nuk e kupton se si në vitin 2013, u rrit shpejtësia nga 90 km në orë në 120 km në orë.

- Advertisement -

Sipas ekspertëve bullgarë, në kthesat me pjerrtësi mbi 4 për qind nuk mund të lejohet shpejtësi më e madhe se 90 km në orë.

“Ka masa urgjente që ne i kemi rekomanduar. Urgjentisht kufizohet shpejtësia në 90 km/h. E dyta është vendosja e reflektorëve në seksione të rrezikshme çdo 10-12 metra”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit