1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bulliqi “falënderon” Abrashin për shtrimin e rrugëve në Llap

Rekomandime

Kryetari në ardhje i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, një ditë pas i fitoi zgjedhjet ka falënderuar qytetarët llapjanë dhe ata të Gollakut për mbështetjen që ia dhanë.

- Advertisement -

Ai ka falënderuar me ironi edhe ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin, i cili sipas tij, kohët e fundit ka bërë një punë të madhe për qytetarët llapjanë, duke shtruar asfalt 2 cm.

“Unë mendoj që nesër si kryetar i Podujevës, do të jem një kryetar që do të punoj shumë dhe do t’i trajtoj të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Nga këtu i përshëndes të gjithë qytetarët llapjanë dhe ata të Gollakut, të gjithë deputetët e VV-së, aktivistët dhe qytetarët që na ndihmuan që këtë fitore ta bënim të lehtë”, ka thënë Bulliqi, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Ai në fund është zotuar se do ta bëjë punën me ndershmëri dhe trajtim të barabartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit