5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Bulliqi: Në LDK moti ka vdekur ‘rugovizmi’, me Isa Mustafën kryetar s’ka frymë

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka rrëfyer kohën kur për shumë vite ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Bulliqi ka goditur Lidhjen Demokratike dhe krerët e kësaj partie, duke thënë se “rugovizmi” ka vdekur moti brenda saj.

Ish-deputeti i LDK-së, në Blic Interview ka potencuar se nuk mund të ketë “frymë rugoviane” me Isa Mustafën kryetar të partisë.

”Ata e kanë humbur rugovizmin që moti. Edhe Agim Veliu edhe kushdo aty që flet për rugovizëm nuk janë të sinqertë. Rugovizmi ka vdekur që moti brenda kësaj LDK-je. Nuk ka rugovizëm me Isa Mustafën, kryetar të partisë”, ka thënë Bulliqi.

- Advertisement -

Ai ka folur edhe për faktin që kritikuesi më i madh i një koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, është ish bashkëpunëtori i tij, Agim Veliu.

Bulliqi ka thënë se përkundër që ka punuar për dy mandate si drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, në zgjedhjet e fundit, diferenca e vogël mes LDK-së dhe VV-së, ia ka bërë të qartë Agim Veliut, se do ta humb Komunën e Podujevës.

- Advertisement -

”Po, unë kam punuar për dy mandate si drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, atëherë kur isha pjesë e LDK-së. Një gjë e rëndësishme është që zgjedhjet e fundit kanë treguar se LDK do ta humb bastionin e Podujevës, pasi që ishte një diferencë shumë e vogël me Vetëvendosjen”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit