Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka komentuar rezultatin e partive në zgjedhjet që u mbajtën sot.
Ai tha se partia e Albin Kurtit është magjepsur me dashuri dhe ndershmëri për ditën e Shën Valentinit.
“Sot fitoj dashuria. VV i ka magjepsur me dashuri dhe ndershmëri votuesit. VV i ka verbëru me dashuri partitë e tjera”, tha Burdushi.
Ai shtoi se PDK-ja dhe LDK-ja kanë pasur ‘mësysh’ e ‘sehire’.
“PDK dhe LDK kanë pasur shumë mësysh e sehire. Sehiret kanë ardh prej ndërkombëtarëve”, tha Burdushi për Reporteri.net.
KQZ ka numëruar 617 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 48.03% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.55% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.32% të votave.