3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Burimet serbe: Kurshumlia ka qenë çerdhe shqiptare; Aty ka sunduar vet shqiptari i pastër, Kanë jetuar më të tmerrshmit

Rekomandime

Se Toplica e Jabllanica kanë qenë të banuara me shumicë shqiptare, për çudi gjejmë fakte dhe të dhëna edhe te disa autorë serb. “Kurshumlia ka qenë çerdhe shqiptare; në të ka jetuar dhe sunduar vet shqiptari i pastër. Këtu kanë jetuar më të tmerrshmit, drejt me thënë, të pavarur.”

Kurshumlia ishte vend shqiptar, sipas Mita Rakiqit
Ismet Azizi

- Advertisement -

Me përfundimin e luftës Ruso –Turke 1876-1878, gjegjësisht edhe dëbimin e shqiptarëve nga Toplica e Jabllanica dhe viset tjera të trevave të banuara me shqiptar, kryeshefi i repartit operativ pranë komandës qendrore të ushtrisë serbe, gjenerali Kosta Protiq, shtabi i të cilit ishte në Nish,i mori disa hapa me qëllim të njohjes gjegjësisht hulumtimit sa më të mirët trevave sipas tij të çliruara nga Perandoria Osmane. Ndërkohë ai caktoi disa personalitete për të hulumtuar gjendjen agrare-juridike, atë monumentale të arkitekturës, mandej shëndetësinë arsimin dhe çështjet tjera. Generali Protiq, e caktoi edhe Mita Rakiqin të hulumtonte gjendjen e përmendoreve të letërsisë së vjetër serbe dhe për këtë të përpiloj raporte zyrtare. Për këtë detyrë ai ishte shumë i përshtatshëm.

Mita Rakiq jetoi shkurt, por megjithatë ai arriti që në disa vazhdime të shkruaj veprën “Putovanje po novoj Srbiji (1878dhe 18800)” (Udhëtimi nëpër Serbinë e Re).

Në vazhdim po japim vetëm disa pjesë ku ai përmend shqiptarët si popullatë me shumicë, e cila ka banuar viset e Toplicës dhe Jabllanicës.

- Advertisement -

Përveç kushteve natyrore dhe vendndodhjen e Kurshumlisë, ai shkroi edhe për popullatën e cila kishte qenë shumicë dërmuese . “Kurshumlia ka qenë çerdhe shqiptare; në të ka jetuar dhe sunduar vet shqiptari i pastër. Këtu kanë jetuar më të tmerrshmit, thënë të drejtën, të pavarur.” Se shqiptarët kanë dominuar në çdo aspekt, ai shkruan:

“Të gjithë udhëtarët, si dhe vet Han, i cili në rrugën e tij gjithkund me nderime të larta është pritur dhe përcjellur, dinë të flasin shumë rrjedhshëm për frikën nga ta [shqiptarët]. (Hahn. Reise von Belgrad, nach Selonik, f. 22). Ndërsa, sa kanë qenë të fortë dhe arbitrar, mund të gjykohet edhe në bazë të Mithad Pashës, i cili ka qenë i detyruar të nxjerr ushtrinë dhe topat, mandej, përgjatë grykës së banjës, të prej rrugën përgjatë lumit Llap drejt Prishtinës; dhe përsëri, me këtë rast, Arnautët (Shqiptarët), thuhet se ia kanë shkatërruar tërë njësinë ushtarake. Në të vërtetë arnautët kanë qenë të detyruar të jenë të dhunshëm: fisi i tyre ka qenë i vendosur për gjatë tërë Toplicës, mund të thuhet se në tërë anën jugore të Jastrepqevës, deri te kufiri ynë, ndërsa ana e djathtë e Toplicës, nën Petrovo Gorë, ka qenë tërësisht e banuar me shqiptarë”.

- Advertisement -

Edhe pse mundohet ta përshkruaj periudhën e para Nemanjiqëve dhe për të dhënë argumente se shqiptarët nuk janë autokton, padashje ai jep një argument që tregon të vërtetën. Në mes tjerash duke përshkruar natyrën e këtij vendbanimi shkruan:

“Në anën e majtë të rrugës, bluan një mulli në jazin e lumit Banjska; pak më lart këtij mulliri, në tarracë, dikur ka ekzistuar një han [bujtinë] në të cilin njëherë Sh. Sava, kur kishte udhëtuar, kishte kaluar natën. Në mesin e punëtorëve të hanit ishte dhe një person i cili këndonte bukur, i cili ishte shqiptar. Në skajin verilindor të tarracës, në të cilën është çarshia e tashme, ka qenë, siç thuhet,njëfarë kishe “latine”.

Emri i Kurshumlisë sipas autorit rrjedh nga Kisha e cila , siç thuhet , ka qenë e mbuluar me plumb, të cilën shqiptarët, nuk dihet se në cilën kohë, e kanë zhveshë, dhe nga kjo kohë ky vendbanim ka marrë emrin Kurshumli (Kurshumli do të thotë plumb). Këtë histori-tregim e kishte dëgjuar edhe Hani. (Hahn. Reise von Belgrad, nach Selonik, p. 22), të njëjtën e përmend edhe M. S . Millojeviq. (Putopis po staroj (pravoj) Srbiji, I, 118).

Në ‘srezin’ e Kurshumlisë, autori thotë se kur kanë hy trupat ushtarake serbe kanë numëruar 127 fshatra, nga të cilat janë krijuar 6 komuna. Shtëpi serbe kanë qenë 572, turke 1956, ndërsa shqiptare nuk i dimë as sa kanë qenë (sepse me hyrjen e ushtrisë serbe janë dëbuar v. I. A.).
Janë2732 meshkuj dhe 2485 femra kurse serbë janë 4217.

Për gjendjen në qytetin e Kurshumlisë, ai jep këto të dhëna: “Ndërsa, në qytet –Kurshumli, përveç ushtarëve tanë, absolutisht nuk ka asnjë banorë të vetëm”.

Edhe pse literatura serbe ka manipuluar gjatë gjithë ekzistimit të saj, megjithatë aty-këtu hasim në të dhëna, për fat të mirë tonin, ku mund të gjejmë të dhëna faktografike, të cilat dëshmojnë për autoktoninë e shqiptarëve edhe në këto vise herët të spastruar nga ushtrisë serbe. Andaj na mbetet që në vazhdimësi të hulumtojmë. E vërteta duhet të dalë në shesh herë do kurdo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit