8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Burrat e mëdhenj të kombit lindin rrallë”, Lushtaku uron Thaçin për ditëlindje

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, Sami Lushtaku, ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për ditëlindjen e tij.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lushtaku ka thënë se burrat e mëdhenj të kombit lindin rrallë dhe i tillë është bashkëluftëtari i tij.

“Ndonëse sot nuk mund të festojmë së bashku pasi Presidenti padrejtësisht nuk është me ne, i uroj ditëlindjen duke i dërguar të fala nga zemra. Jam krenar që kam pasur fatin të bashkërrugëtoj krah një kolosi të tillë!”, ka shkruar Lushtaku.

Ditëlindja e 53-të, ish-presidentin Hashim Thaçi do ta gjejë larg familjes, miqve e bashkëpartiakve.

- Advertisement -

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë.

Arsye për këtë kishte qenë ngritja e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Aktakuza ndaj tij ishte ngritur në ditëlindjen e tij të 52-të .

- Advertisement -

Përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit