1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Burri e gruaja vdesin brenda dy ditësh nga koronavirusi në Kosovë

Rekomandime

Sot gjatë ditës një 70 vjeçar nga fshati Pataqan i Epërm i Rahovecit ka humbur betejën me koronavirusin.

- Advertisement -

Dy ditë më parë nga po ky virus ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e të ndjerit.

Rastin e ka konfirmuar i pari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Gruaja ka vdekur para dy dite më parë më 21 korrik, ka qenë 68 vjeçare ndërsa sot ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj 70 vjeçar, të dy kanë qenë të konfirmuar me COVID-19”.

- Advertisement -

“Viktimat kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës, burri do të varroset sot në 19:30” deklaroi Latifi.

Latifi mes tjerash tregoi se nuk e di nëse ndonjë familjarë i tyre është infektuar me koronavirus, pasi që çifti jetonte vetëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit