4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Burri nga Gjakova vdes në shtëpi 30 minuta pasi u lirua nga spitali, dyshohej për koronavirus

Rekomandime

Besim Tafarishku, 67 vjeçar nga Gjakova ka ndërruar jetë sot, vetëm 30 minuta pasi u lirua nga spitali rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

- Advertisement -

Tafarishku po trajtohej që nga mbrëmë në repartin e Pulmologjisë në Gjakovë pasi kishte pasur dhimbje në gjoks dhe po dyshohej për virusin COVID-19.

Nipi i tij, Ali Tafarshiku në një bisedë me Gazetën Sinjali ka treguar se ka telefonuar në numrin e emergjencës mbi 20 herë por nuk ka marrë përgjigje derisa është detyruar të shkojë në këmbë për të kërkuar një ambulancë për xhaxhain e tij.

“Axhën e kanë dërguar dje pasdite në spital me ndihmë të shpejtë dhe është hospitalizu me dyshimin për COVID-19 në repartin e Pulmologjisë. Ka ditë që numri i emergjjencës në QKMF nuk funksionin edhe është dashur me shku me e thirrë kerrin e ambulancës në këmbë me ardhë me e marrë edhe me e dërgu në spital. Personalisht 22 thirrje i kam bërë në numrin 194 për t’i lajmëru emergjencën, nuk ka funksionu ai numër. Kam thirrur në Polici, as Policia nuk pasur numër për emergjencë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Tutje ai tregon se pasi xhaxhai i tij u hospitalizua në repartin e Pulmologjisë, mjekët kanë udhëzuar që të dërgohet në repartin e Psikologjisë pasi kanë konstatuar se mund të ketë probleme psikike.

“Mbrëmë kemi qëndru në repart aty edhe sot në mëngjes pas vizitës i kanë thënë me e dërgu në repartin e Psikiatrisë. Kur ka shku në përcjellje në repartin e Psikiatrisë. Ka pasur dhimbje edhe ka gjëmu për shkak të dhimbjeve që i ka pasur në gjoks. Ata kanë pretendu që mund të ketë probleme psikike për shkak të zërave që i ka lëshu. Ai faktikisht e ka pasë prej dhimbjeve dhe gjendjes së rëndë që ka qenë Psikiatria nuk e ka pranu , kështu që pacienti ka mbetur në oborr të spitalit në gjendje të palëvizshme ka qenë në karrocë. E kanë thirrë një taksi, kanë thënë dërgojeni në shtëpi. Pasi që ka ardhur në shtëpi, pas 30 minutave ka ndërru jetë. Pas një ore kanë ardhur mjekët veç me e vërtetu vdekjen”, ka thënë Tafarshiku.

- Advertisement -

Ai tha se viktimës i janë marrë mostrat për testim sot në mëngjes, ndërsa rezultatet do të bëhen të ditura pas 3 ose 4 ditëve.

“Sot ia kanë marrë mostrat për testim në mëngjes, mirëpo rezultati del pas 3-4 ditëve”, ka thënë Tafarshiku.

Sipas tij, Kuvendi Komunal, sapo kuptoi që “dikush humbi jetën pa arritur ta marrë ndihmën e parë, publikoi numrin si arsyetim ndaj pa përgjegjshmërisë së tyre”.

“Ju informojmë që për shkak të një defekti në kabllo të rrjetit telefonit të QKMF-së, për momentin, numri emergjent 194 nuk është duke funksionuar. Deri në rregullimin e këtij defekti, ju lusim që për çdo rast emergjent të kontaktoni në numrin 045103834. Në momentin që do të kthehet në funksion numri 194, do të ju informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar disa herë në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, aty ku viktima ishte trajtuar, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit