7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mbrojtja në liri e ish-krerëve të UÇK-së, Policia e Kosovës: Jemi të gatshëm të zbatojmë urdhrat e Gjykatës Speciale

Rekomandime

Policia e Kosovës është shprehur e gatshme të zbatojë urdhrat nga Dhomat e Specializuara që veprojnë në Hagë, nëse një gjë e tillë i kërkohet. Kështu thuhet në një përgjigje të PK-së për Gazetën Express, pasi dje në media u raportua se Policia e Kosovës nuk dha garanci të mjaftueshme për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar të përmbushë të gjitha obligimet ligjore sipas mandatit të saj dhe ka të gjitha kapacitetet të përmbushë të gjitha detyrat dhe përgjegjësite, sipas kërkesës nga zyra e prokurorit, gjykata apo dhomat e specializuara”, thuhet në përgjigjen e policisë.

- Advertisement -

Policia thekson se “është në gjendje të zbatojë në të gjitha aspektet në praktikë urdhrat ose kërkesat nga dhomat e specializuara të Kosovës, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Policia e Kosovës”.

“Pjesë e detyrave dhe e funksionimit tonë të rregulltë, është mbikqyrja e implementimit të kushteve të vendosura për lirimin e përkohshem të personave të akuzuar, në pritje të procesit gjyqësor”, përfundon përgjigja e tyre.

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në paraburgim në Hagë kanë kërkuar që të akuzuarit të mbrohen në liri dhe për këtë iu janë drejtuar Policisë së Kosovës për t’i ofruar “garanci”.

- Advertisement -

Jozyrtarisht, nga PK kanë thënë se është shprehur e gatshme për zbatimin e urdhrave të Gjykatës Speciale, por një gjë e tillë nuk i është kërkuar akoma policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit