7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buzë të zeza e tatuazh në mjekër, kryediplomatja e këtij shteti ju habit me pamjen

Rekomandime

Shteti i saj njihet si “skaji i botës”, por duket se edhe vetë është larg homologëve e homologeve ministrja Mamaia Mahuta. Kjo për shkak të stilit “cool” dhe tatuazhit të çuditshëm në fytyrë, gjë të cilën nuk e shohim pothuajse kurrë te politikanët tjerë.

- Advertisement -

Është kjo ministrja e Punëve të Jashtme e Zelandës së Re, zonja Nanaia Mahuta. Ndonëse mund t’u ngjajë gangsterëve në pamje të parë, ajo në fakt duhet të jetë shumë e kujdesshme me fjalët që flet dhe duhet t’i përmbahet protokollit shtetëror.

Në vitin 2016, Mahuta u bë gruaja e parë që u shfaq në Kuvendin e Zelandës së Re me një tatu të njohur si “moko kauae”, që nga komuniteti Maori, të cilit ajo i përket, cilësohet si vizatim i shenjtë. Kjo grua hyri në histori të Zelandës së Re vitin e kaluar, kur u bë gruaja e parë në rolin e kryediplomates, shkruan Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.

Mahuta ishte befasuar me emërimin në postin e lartë. Ajo ishte kryesisht e angazhuar në çështjet e brendshme dhe kishte shërbyer si ministre për Zhvillim Lokal dhe Zhvillim të Komunitetit Maori.

- Advertisement -

Ajo ka bërë deklarata të guximshme dhe ka dhënë qëndrime të prepra të vendit të saj për disa çështje ndërkombëtare, përfshirë dënimin e arrestimit të Navalnyt në Rusi dhe pezullimin e raporteve të nivelit të lartë me Birmaninë pas puçit ushtarak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit