1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buzhala sqaron cilët konsumatorë do të paguajnë cmim pa rritje të energjisë elektrike

Rekomandime

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka sqaruar që pjesa më e madhe e konsumatorëve nuk do të paguajnë tarifa më të shtrenjta se aktualisht të energjisë elektrike. Përundrazi, ai ka sqaruar se 69 për qind e konsumatorëve nuk do të afektohen nga rritja. “ Jane 69 për qind e konsumatorëve që nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh. Gati 80 për qind e konsumatoëeve nuk e kalojnë kete shifër gjatë muajve të verës. Ndërsa, edhe ata që e kalojnë për 600 kWh të parë paguajnë me lirë, pra njejtë për këtë pjesë të shpenzimit”, ka shkruar ai në profilin e tij në facebook.

- Advertisement -

Pra, ai ka sqaruar që nëse një konsumator shpenzon më tepër se 600 kilovatë/orë në muaj, i llogaritet me të shtrenjtën pjesa mbi atë shumë, ndërsa për 600 kilovatët e parë të shpenzimit të gjithë paguajnë njësoj, edhe atë që e tejkalojnë këtë shumë.

Ndërkohë, me propozim të ZRRE ishte praparë që rritja për bllok tarifën e parë të ishte 9 për qind.

Por, kjo do të anulohet dhe cmimi për këtë pjesë nuk do të ndryshojë fare sepse Qeveria e Kosovës ka vedosur ta subvencionojë cmimin m e 75 milionë euro të ndara për këtë kategori.

- Advertisement -

Nga kjo shumë do të përfitojnë të gjithë qytetarët, vecmas kategoritë e varfëra që shpenzojnë më pak, pasi nuk do të ballafaqohen me rritje fare.

Me rritje do të ballafaqohen vetëm ata që shpenzojnë mbi 600 kilovatë/orë në muaj, që janë shtresa më e pasur dhe e përdorin energjinë elektrike edhe për gjëra tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit