2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Bytyçi: Isa Mustafa vijon ta shërbejë Hashim Thaçin në kësi kohë të rrezikshme

Rekomandime

Cila qeveri do të ishte efikase për të qeverisur

Që nga rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie, politika në vend ka marrë një kahje tjetër.

- Advertisement -

Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk ia ka dërguar Presidentit Thaçi emrin e mandatarit te dytë për kryeministër, e në anën tjetër LDK bashkë me subjektet tjera politike po pretendojnë formimin e një qeverie pa shkuar në zgjedhje.

VV dhe Albin Kurti po qëndrojnë mbrapa asaj që pas pandemisë të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe deri atëherë të qëndrojë Qeveria në detyrë, kurse LDK tashmë ka nisur iniciativën për formimin e qeverisë në partneritet me AAK, NISMA, AKR dhe minoritetet.

E, po ashtu edhe Presidenti Hashim Thaçi, në një fare mënyre është duke ushtuar presion për një zgjidhje në këtë kohë.

- Advertisement -

Analistët tregojnë se cila qeveri do të ishte efikase për të qeverisur.

Bytyçi: Habitem se si Isa Mustafa vijon ta shërbejë Hashim Thaçin në kësi kohësh të rrezikshme

- Advertisement -

Profesori Enver Bytyçi thotë se, situata politike në Kosovë, është vërtet unike në botën e sotme, pasi nuk ka një vend tjetër ku të rrëzohet një qeveri në kohën e kësaj pandemie të frikshme.

Ja ç’ndodhi një ditë më parë! 79 persona të infektuar në 24 orët e fundit me Covid-19. Kjo shifër në kushte krize mund të shumëfishohet. Dhe kush i vuan intrigat politike të Kosovës?”, shprehet Bytyçi.

Enver Bytyçi

Ai thotë se, janë qytetarët ata që mbeten pa kujdes dhe rregull.

“Është një sëmundje ngjitëse, të cilën më shumë se mjekët e parandalojnë dhe shërojnë masat dhe rregullat. Po si mund të ketë rregulla në një vend ku qeveria është në detyrë? Ku presidenti çon në gjykatë kushtetuese në gjendje të jashtëzakonshme një detyrim për karantinimin e qytetarëve?! Si mund të luhet për egon e njërit ose tjetrit politikan në krye të shtetit, kur është në rrezik jeta e qytetarëve?! Të gjitha këto që kanë ndodhin dhe po ndodhin e nxjerrin jashtë çdo logjike përpjekjen për të krijuar një qeveri të re me një mazhorancë tjetër”, thotë ai.

Ai më tej thotë se, “habitem se si Isa Mustafa vijon ta shërbejë Hashim Thaçin në kësi kohësh të rrezikshme duke tentuar të krijojë një mazhorancë të tij pa mirëkuptimin e partisë që ka fituar shumicën relative në Kosovë?!”

Shpesh kam dëgjuar të thuhet se Vetëvendosje nuk ka fituar mazhorancën. Po cila nga partitë e tjera e paska fituar mazhorancën?! Të gjitha kanë deputetë më pak, qoftë dhe një, siç e ka LDK-ja! Por shoh se LDK nuk do t’i ketë të gjithë deputetët në rresht, nëse vazhdon aventurën e saj të sfidës me institucionet për hatër të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”, thekson Bytyçi.

Ndërsa, me tej shprehet se, sa i përket situatës, në rrethanat që janë krijuar pas mocionit të mosbesimit, mendoj se ka vetëm një mundësi: Të gjitha partitë politike t’i japin mbështetje qeverisë në detyrë, qoftë edhe si qeveri e pakicës.

Të heqin dorë një orë e më parë nga lufta politike.

Nëse duan luftë politike, ato duhet t’i drejtohen konkurrencës elektorale. Sidomos në kushtet e kësaj situate të jashtëzakonshme. Por edhe kjo do ishte e rrezikshme në këto momente. Çdo shtet ka prioritet e tij. A ka më prioritet sesa të kujdesesh për jetën e shtetasve të tu?! Cili interes tjetër veç jetës së qytetarëve prevalon mbi këtë”, thotë Bytyçi.

Ndërkaq, sa i përket pyetjes se nëse krijohet një qeveri tjetër, cila do të jetë e ardhmja e saj, profesori Bytyçi beson se një qeveri në shkelje të vendimeve të mëhershme të gjykatës kushtetuese është jo legjitime.

Kur PDK donte ta krijonte qeverinë e re para 5-6 vitesh, e mori këtë të drejtë si koalicioni i parë fitues dhe për të ndaluar ardhjen e VLAN-it me LDK-në pra në qeverisje, iu drejtua gjykatës kushtetuese.

Asokohe gjykata vendosi në favor të Hashimit që të mos lejojë subjektin e dytë politik të krijojë qeveri të shumicës. Tani Hashimi propagandon të kundërtën.

D.m.th thotë se edhe partia e dytë ka të drejtë të krijojë qeveri të re. D.m.th sa herë është vajzë për Hashimin ai e numëron djalë. Por ky nuk është shteti ligjor i së drejtës.

Kjo është tallje me shtetin, përbuzje e institucioneve dhe kushtetutës. Prandaj dhe nuk do të mund të pranohet”, thekson ai.

Mirëpo, sipas tij, në kushte të tilla, nëse ndodh që të shkelet kushtetuta, sipas interesit të presidentit, Vetëvendosjes i del detyrë të rivendosë kushtetutshmërinë.

Udhëheqës dhe studiues të shumtë na mësojnë se kushtetutshmëria nuk vendoset gjithnjë me lutje, sepse kur shkelet kësisoj kushtetuta qytetarët kanë të bëjnë me një regjim, jo me një demokraci.

Prandaj nëse ndodh e kundërta, ka shumë gjasa që vendi të destabilizohet.

Për këtë do të bëhen përpjekje të fajësohet kryeministri në detyrë. Por në fakt fajtori kryesor është dhe mbetet presidenti Thaçi.

Presidentit i intereson në këtë fazë çdolloj qeverie, me cilindo aktor, edhe me djajtë.

Kjo sepse ai ka një mision: Të realizojë objektivin dhe projektin serb të ndarjes së Kosovës.

Me një kryeministër kukull, që nuk i fryn dot as qumështit, ai bën çfarë t’i dojë qejfi, por jo thjesht me një qeveri.

Me interesat dhe territoret e Kosovës! Por nëse ndodh të ketë një qeveri kukull të Hashimit dhe kuislinge të Vuçiqit, atëherë kjo qeveri do i ketë disa javë, maksimumi muaj në pushtet.

Do të kujtohet si qeveria kuislinge e Rrahman Morinës”, përfundoi Bytyçi.

Shahu: VV do të luajë lojë nervash sepse ajo tani nuk ka në plan të qeverisë

Analisti Rexhep Shahu ka thënë për “Bota sot” se, në Kosovë po luhet e do të luhet lojë nervash, sfilate e karshillëk politikanësh pa patur parasysh publikun dhe votuesit.

Qeveria Kurti e rrëzuar në mënyrë të pashembullt me 85 vota, e rrëzuar se në thelb cenoi lidhjen shpirtërore të Kosovës me Amerikën, lidhje që e do populli i Kosovës dhe njerëzit normal që e dinë se pa Amerikën as nuk kishim liri as pavarësi dhe do të ishim nën Serbi, pra një qeveri e vet rrëzuar nga karshillëku që i bëri dhe po i bën Amerikës, duke u marrë me shtete që i kërkojnë leje Amerikës a me u marrë me Kosovën apo jo, a me hy në Kosovë apo jo. Kjo qeveri e rrëzuar me 85 vota po sillet e po sfilon me inat sikur ka fituar 85 vota e jo sikur është rrëzuar nga 85 deputet”, ka theksuar Shahu.

Me tej ai potencon se, në kushte normale duhej të shkonte në shtëpi kjo qeveri dhe të mos terrorizonte askënd me retorika suksesesh kur të sëmurët shtohen e problemet veç i agravojnë, duke thënë se jemi qeveria fituese, sepse nuk mund të jesh fitues në një palë zgjedhje me dy milionë vota kur merr 12 përqind të votave, nuk mund të jesh fitues në një parlament me 120 deputet kur ke vetëm 26 deputetë.

VV do të luajë lojë nervash sepse ajo tani nuk ka në plan të qeverisë por të fusë shkopinj nën rrota parlamentit dhe politikes”, shprehet Shahu.

Sipas tij, VV do të duhej të jepte një kandidat tjetër për kryeministër dhe të provonte të ribënte qeveri me LDK pa Albin Kurtin që refuzohet nga shumë aktorë e faktorë për retorikat boshe, për lojrat me diplomatët amerikanë, për mbështetje e përkrahje qarqesh të pa duhura enveriste e etj.

Duhet të veprohej pa vonesë. Por duket se VV dhe Albini do të kapin çfarë ka për tu ç’kapë që të kenë diçka të kapur patjetër, do të zënë sa më shumë vende punë me militantë në administratë e diplomaci.

Nëse nuk do të krijohej qeveri me VV përsëri, në zbatim të kushtetutës mund të krijojë qeveri i dyti në radhë.

Por në këto kohë të shtimit të vëmendjes amerikene që ka ngarkuar të dërguar special të udhëheqë bisedimet me Serbinë që ta mbyllë marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, asnjë qeveri në Kosovë nuk mbijeton pa mbështetje amerikane dhe cilado qeveri në Kosovë jeton veç me mbështetjen amerikane. Amerika po i kushton vëmendje investimit të saj, ajo ka bërë luftë të armatosur për lirinë e pavarësinë e Kosovës, ata që e harrojnë, dhe ata që mburren se e kanë çliruar apo bëjnë pa mbështetjen amerikane, do të shkojnë në shtëpi, populli shqiptar në Kosovë di të jetë mirënjohës dhe nuk mund të jetë popull fodull që t`i thotë Amerikës e NATO-s se unë jam çlirue vetë e unë mbrohem vetë e unë bëj pa mbrojtjen Amerikane

E kishte thënë bukur një diplomat amerikan, Kosova nuk e kërcënon dot kurrë Serbinë, Serbia e kërcënon Kosovën çdo çast. Edhe pse mund të jetë Albini kryeministër dhe edhe pse mund të bëjë qeveri me serbët” përfundon Shahu.

Burjani: Duhet të ketë një qeveri eventuale të unitetit, ose një qeveri teknike

Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve politike në vend Blerim Bujrani thotë se, nuk besojë , nëse ka seriozitet në formim të një qeverie.

Duhet të ketë një qeveri eventuale të unitetit, ose një qeveri teknike kalimtare jo partiake, kjo e dyta mund të jetë shumë më efikase për këtë periudhë sepse do të kaloj vetëm fazën e pandemisë dhe pastaj shkojmë në zgjedhje të reja, kjo duket më arsyeshme, po që së bëhet qeveri uniteti, VV nuk hynë në të dhe si janë mësuar vetëm kritikojnë e propagandojnë dhe ankohen por nuk ka gjë prej tyre që ata mund të kontribuojnë në një qeveri të tillë, pra për këtë arsye po them qeveri teknike më mirë”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, edhe pse ky është vullnet i partive parlamentare se për çka dhe si do të përcaktohen.

“Me bekimin e partive parlamentare mund të ndodhë që vendi të ketë qeveri të përkohshme teknike”, përfundon Bujrani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit