3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Bytyçi: Miliona euro janë vënë bast në përplasjen Mustafa-Osmani, ja pse po frikësohet kryetari i LDK-së

Rekomandime

Bytyçi: Mustafa i frikësohet rikthimit të Osmanit në LDK, ai po përpiqet t’i fsheh aferat e tij dhe të Agim Veliut

Profesori shqiptar i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka komentuar përplasjet mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe ish-nënkryetares së kësaj partie Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Bytyçi ka thënë për gazetën “Bota sot” se debati politik që polarizohet dhe dualizohet, përpos në Shqipëri, është bërë praktikë edhe në Kosovë. Sipas tij, qëllimi i kultivimit të kësaj kulture, është fshehja e së vërtetës.

Është bërë tashmë praktikë e politikës shqiptare, sidomos në Shqipëri, që debati politik të polarizohet e madje të dualizohet.

Qëllimi i kultivimit të kësaj kulture politike ka të bëjë me fshehjen e të vërtetës.

- Advertisement -

Të gjithë politikanët që nuk kanë argumente dhe i frikësohen debatit konstruktiv, e orientojnë atë në planin personal.

Kjo kulturë debati është më e dukshme në Shqipëri dhe është e natyrshme kjo, po të kemi parasysh se Shqipëria ka përjetuar një diktaturë ekstreme të regjimit komunist, ku mentaliteti i saj bartet te politikanët e sotëm.

- Advertisement -

Por, fatkeqësisht një kulturë e tillë politike u adaptua shpejt dhe me entuziazëm edhe në Kosovë, te shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi e Luginën e Preshevës.

E gjitha ka funksionuar sipas projekteve të Beogradit për përçarjen e faktorit politik shqiptar në Ballkan”, ka thënë profesori.

Të njëjtën skemë, sipas tij, po e adapton edhe LDK-ja.

Bytyçi ka thënë se sulmet ndaj Vjosa Osmanit, po drejtohen në debat personal, deri në pikën që tejkalon normën morale.

Sipas profesorit, qëllimi i Mustafës, është t’i fsheh aferat e tij dhe të Agim Veliut.

Të njëjtën skemë kanë filluar ta adaptojnë edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sulmet kundër Vjosa Osmanit po drejtohen në konspiracione dhe në debat personal deri në atë pikë sa tejkalon çdo normë morale.

Qëllimi është që të fshihen aferat e Isa Mustafës duke filluar te 3 përqindëshi, pastaj me atë që ka ndodhur me Dardania Bank, me sjelljet e tij ndaj liderit historik, Ibrahim Rugova e deri te nënshtrimi pa kushte i tij ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Janë afera të shumta të Isës dhe Agim Veliut e të tjerëve që fshihen pas këtij debati. Janë miliona euro që janë vënë në bastin e këtij debati”, është shprehur më tej Enver Bytyçi për “Bota sot”.

Profesori ka thënë se Mustafa e ka kuptuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, dhe se ai po kërkon të shpëtojë veten. Ai ka akuzuar Mustafën se po tenton të “mbrojë përfitimet e paligjshme sa kohë ishte në pushtet”.

Isa Mustafa e kupton se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja dhe se koha e tij është um… (ka mbaruar).

Ai tashmë lufton të shpëtojë çfarë mund të shpëtojë.

Mundësisht të lerë pas një Lidhje Demokratike të degraduar, e cila ta kujtojë me nostalgji kohën e Isa Mustafës. Ndërkaq, Isës i duhet të mbrojë përfitimet e paligjshme sa kohë ishte në pushtet.

Duhet t’ia njohim si meritë vetëm faktin se ai nuk është aksionar në të gjitha kompanitë, ku është Thaçi e të tjerë të klanit Pronto. Por, sëmundja e aksionarizmit e ka kapur edhe atë”, është shprehur më tej Bytyçi.

Sipas tij, Mustafa po frikësohet se Osmani do të rikthehet në LDK dhe se ajo mund të marrë drejtimin e kësaj partie. Prandaj, siç ka potencuar ai, i pari i LDK-së po e linçon tani kryeparlamentaren.

Atij i duhet gjithashtu të trashëgohet nga besnikët e tij në LDK. Dhe përplasja me Vjosën është një mjet për ta larguar atë sa më shumë prej Lidhjes Demokratike.

Ai ka frikë se në momentin e zgripit të tij mund të kthehet Vjosa dhe mund ta drejtojë ajo Lidhjen Demokratike.

Prandaj e linçon, e denigron me retorikë e logjikë autoritariste, me sulme personale”, ka theksuar Bytyçi.

Ai ka këshilluar presidenten që të lë hapësirë për rikthim në LDK., duke theksuar se gjërat në këtë parti mund të ndryshojnë nëse kjo i ndryshon “rregullat e kohës së Rrahman Morinës”.

Mendoj se Vjosa Osmani duhet ta lejë një dritare hapur për t’u rikthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës, nëse ajo krijon kushtet për një garë të ndershme e demokratike në zgjedhjen e lidershipit të saj, nëse LDK i ndryshon rregullat e kohës së Rrahman Morinës për të kandiduar dhe secili anëtar i saj ndjehet i lirë të zgjidhet e të zgjedh në këtë parti.

Me rregullat statusore të Isës, rregulla të cilat i ngjajnë atyre të Lidhjes Komuniste, nuk mund të ketë garë dhe zgjedhje të ndershme brenda partiake.

E kuptoj se presidenten në detyrë e provokojnë provokatorët, por politikanët dallohen në aftësitë që kanë për të mos u provokuar, për të ruajtur qetësinë dhe për të ndërtuar dhe luftuar për një vizion të qartë dhe të besueshëm për qytetarët.

Kjo ishte karakteristika themelore e liderit historik, Ibrahim Rugova. Nuk ishte gjuha e vrazhdë e Isa Mustafës! Edhe kur Rexhep Qosja e shante me familje Rugova përgjigjej me urtësinë e tij të jashtëzakonshme: “Ani, ani, demokraci është”!””, ka thënë profesori për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit