2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Cakolli: Vjosa raciste, e urren Thaçin dhe Drenicën

Rekomandime

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Bujar Cakolli ka reaguar ashpër, pasi kryetarja e re e Kuvendit e largoi fotografinë e Presidentit Thaçi, duke e zëvëndësuar atë me të Ibrahim Rigovës.Në profilin e tij në Facebook, Cakolli ka shkruar se vendimi i parë i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, për të larguar fotografinë e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Zyrën e Kryetares së Kuvendit, nuk ishte aspak befasues.

- Advertisement -

“Trashëgimia politike e Vjosa Osmanit rrënjët i ka në urrejtjen raciste që ka për Hashim Thaçin, e sidomos për Drenicën”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, në dekadën e fundit Vjosa Osmani është ngritur mbi këtë trashëgimi, ku në mungesë të largpamësisë, ideve dhe vizionit është shndërruar në përtypëse dhe transmetuese e thashethemeve.

“Largimi i kundërligjshëm i fotografisë së Presidentit projekton veprimet e saj të ardhshme, të cilat do të jenë simbolike, të thata, pa përmbajtje, të udhëhequra nga urrejtja dhe instinkti racist”, ka shkruar ai më tej Cakolli.Të gjitha institucionet obligohen me Ligjin për Protokollin e Shtetit që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e Presidentit në pjesën ballore të zyreve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit