19.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Nuk e ndërrojmë fytyrën, nuk do të jemi opozitë e dhunshme”

Rekomandime

Deputetja e opozitës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu në emisionin “Frontal” ka thënë që partia që ajo përfaqëson nuk do të përdor dhunën në këtë mandat.

- Advertisement -

Deliu ka theksuar që do të veprojnë si opozitë por nuk do të ndryshojnë sjellje.

“Ne e kuptojmë rolin tonë opozitar dhe do të veprojmë si opozitë në raport me interesat e vendit, unë nuk e besoj dhe për këtë jam e bindur që ne nuk do të jemi të dhunshëm në raport me institucionet e Republikës së Kosovës. Nuk do ta ndërrojmë fytyrën dhe assesi që përmes elementeve të dhunshme. Nuk do të jemi të ndryshëm që nga ajo që kemi qenë”, ka thënë Deliu.

Më tej deputetja nga tabori opozitar ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë që shefi i qeverisë nuk do mund ti përmbush gjitha premtimet që i ka bërë sepse sipas saj, nuk do i mjaftojë as buxheti.

- Advertisement -

“Nuk do ta paragjykojmë në fillim qeverinë sepse do të ketë kohë që qeveria e re t’i kryejë obligimet që i ka marrë në raport me qytetarët e vendit. Unë nuk e besoj që do ti mjaftojë një buxhet i tillë për ato premtime”. ka deklaruar më tej Deliu.

Sipas Deliut koalicioni LVV-LDK nuk do të ketë jetë të gjatë.

- Advertisement -

“Në fakt ai shkeli për katër muaj më radhë parimet që deklaroi gjatë fushatës zgjedhore, që kur të vije në pushtet do ta bëj qeverinë për 72 orë. Të dy partitë kanë deklaruar me një gjuhë tejet të rëndë me njëri – tjetrin”, ka theksuar Deliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit