-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Carla Del Ponte thotë se Putini është si Millosheviqi, kërkon fletarrest sa më shpejt për të

Rekomandime

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, Carla del Ponte, e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me KRlMlNELËT serb, Sllobodan Millosheviq dhe Radovan Karaxhiq.

- Advertisement -

Kjo, derisa ka kërkuar një fletarrest sa më të shpejt për të.

Putini është një KRlMlNEL. Të shtënat kundër korridoreve humanitare në Ukrainë janë krim kundër njerëzimit”, ka thënë ajo, në një intervistë për gazetën italiane, La Repubblica, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka hapur një hetim për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë. Kjo do të bëjë të mundur identifikimin e autorëve, e Putin, sipas Del Ponte është kryesori.

- Advertisement -

Përgjegjësi i parë është sigurisht presidenti Putin. Dhe të gjithë politikanët dhe ushtarakët me poste përgjegjësie. Hetimi duhet të çojë sa më shpejt që të jetë e mundur në lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër të gjithë të akuzuarve, përfshirë kreun e Kremlinit.

Sipas saj, kjo nuk do të thotë se ai do të arrestohet, “por do ta ketë të pamundur të largohet nga vendi dhe kjo tashmë do të ishte një shenjë e rëndësishme e publicitetit negativ ndaj tij”.

- Advertisement -

Del Ponte thotë se nuk është habitur nga mbështëtja që po e merr Putin nga 16 mijë vullnetarë nga Siria, meqë presidenti rus e kishte mbështetur homologun, Bashar al-Assad gjatë gjithë konfliktit në Siri. Aty u kryen shumë KRlME, por nuk u bë gjë për dënimin e përgjegjësve, për cka ish-prokurorja kishte dhënë dorëheqje ga komisioni hetimor i Kombeve të Bashkuara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit