14.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Misteri për kosovaren e vrarë nga raketat ruse në Ukrainë

Rekomandime

E dërguara e së përditshmes italiane në qytetin e Leopolit, flet se gjatë sulmit rus me raketa janë vrarë një vullnetar holandez dhe një grua nga Kosova. Në fakt emri i saj është Joyce Koster, që s’ka lidhje me një emër shqiptar

Trajnues ushtarakë ukrainas, por edhe vullnetarë mbërritën nga jashtë për t’iu bashkuar brigadës ndërkombëtare të forcave ukrainase, të thirrur me kërkesë të Presidenti Volodymyr Zelensky që në orët e para të pushtimit të vendit.

- Advertisement -

Në Qendrën Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë, e njohur si Baza Ushtarake Yavoriv, apo ​​poligoni stërvitor Yavoriv, fliteshin disa gjuhë përpara se 30 raketat ruse të shkatërronin gjithçka.

Armë, materiale ushqimore e logjistike, kostume kamuflazhi, dylbi me infra të kuqe, dronë, komplete shpëtimi, ishin disa nga materialet e mbetura dhe të hedhura sa andej këtej si pasojë e sulmit.

Detyrat e bazës përfshijnë edhe mësimin e rekrutëve për përdorimin e raketave të dorës që përdoren kundër avionëve rusë. Një qendër trajnimi ku kalojnë rekrutët përpara se të shkojnë në frontin e Lindjes dhe në atë të Kievit.

- Advertisement -

“Nuk mund të konfirmoj praninë e të huajve në mesin e viktimave”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës Markian Lubkivsky. Por me kalimin e orëve do të bëhet e qartë. Nuk kishte vetëm ukrainas në Yavoriv. Një qendër për mijëra prej tyre, të cilët erdhën nga e gjithë bota për të ndihmuar Ukrainën. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Australia, por edhe nga Europa.

Sipas raporteve të mediave holandeze, “një numër i paspecifikuar i anëtarëve të vullnetarëve së huaj në Ukrainë që u nisën nga Holanda, u plagosën në sulmin rus me raketa”.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar edhe koordinatori kombëtar holandez i grupit të milicëve vullnetarë, Gert Snitselaar në gazetën holandeze ‘De Telegraaf’.

Sipas tyre, pjesë e këtij grupi ishte edhe ushtarakja nga Kosova Joyce Koster.

Të shtunën ajo u largua me një grup nga baza në front: “Mund të them vetëm se grupi ynë prej 16 personash është i kompletuar dhe ne i besojmë plotësisht njëri-tjetrit. Ne jemi absolutisht gati për betejë”, u kishte deklaruar mediave holandeze, pak ditë përpara se të largohej nga baza. Më pas, pasdite vonë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Igor Konachenkov, në një konferencë shtypi skanon buletinin e luftës, sipas Moskës.

“Ushtria ruse vrau 180 mercenarë të huaj në sulm”, tha ai. Shifra ishte shumë më e lartë se sa numri i dhënë nga ukrainasit që flasin për 35 viktima. Pastaj, ka vijuar kërcënimi: “Ne do të vazhdojmë të eliminojmë mercenarët e huaj që mbërrijnë në Ukrainë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit