16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çarten serbët: Kosovën e shfaqin të pavarur në hartë midis Beogradi

Rekomandime

Në informacionin e publikuar në ekran të stacionit të transportit rrugor në Beograd ishte shfaqur harta e Ballkanit me Kosovën e ndarë nga Serbia e kjo mjaftoi të nxitet bujë në Beograd e telashe për Komunën e Beogradit të cilët që prej dy ditës nuk janë përgjigjur gazetarëve për këtë ‘lëshim’.

- Advertisement -

Kosova në atë hartë të stacionit në Slavija të Beogradit renditet si shtet i pavarur krahas shteteve tjera ballkanase. Stacioni gjendet në rrugën Kralj Milan e tabela informuese menaxhohet nga Ndërmarrja e komunikacionit të qytetit të Beogradit.

Media serbe FoNet ka pyetur para dy ditësh kabinetin e kryetarit të komunës së kryeqytetit serb se kush kishte vendosur hartën aty, e zyra për shtyp e zëvendësit të tij ka informuar se ata nuk janë përgjegjës.

Organizata turistike e Beogradit e ka informuar se ai web faqe është e tyre, por harta nuk është, ajo është shtuar më pastaj në ekranin e informacionit. Kush e ka shtuar – thanë që nuk e dinë.

- Advertisement -

Kjo hartë, vërehet qartë se është marrë nga Google Maps, është e pa kontrolluar dhe shfrytëzon veglën e përkthimit të Google dhe ka shumë gabime drejtshkrimore në gjuhën serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit