1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çdo person që fotografon votën do ta pësojë keq

Rekomandime

Institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit te zgjedhjeve te jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, nënshkruan të premten memorandum bashkëpunimi, me të cilin do t’i koordinojnë veprimet për një proces të lirë zgjedhor.

- Advertisement -

Prokurorja Laura Pula tha se sistemi prokurorial ka finalizuar të gjitha procedurat për të operuar së bashku më Policinë e Kosovës në mbrojtje tëvotës së qytetarëve.

Pula tha se Prokuroria e Shtetit është garidan i mbrojtjes së lirë të votës së qytetarëve dhe se nuk do të kursejë askënd në këtë drejtim, teksa shtoi se çdo person që rastis të fotografojë votën do të arrestohet nga Prokurori i Shtetit.

“Jemi gardianë të mbrojtjes së votës së lirë të sovranit të Republikës të Kosovës, duke mos kursyer askënd që prish procesin zgjedhor… Para se ju të bëni pyetjen se fotografimi i votës a është vepër penale, dua t’iu shpjegoj se fotografimi i votës është e vërtetë që nuk është vepër penale.

- Advertisement -

Mirëpo çdo person i cili do të rastisë të fotografojë votën në qendër të vendvotimit, do të arrestohet menjëherë nga Prokurori i Shtetit me qëllim të ndalimit dhe të intervistimit dhe të arsyes se pse e ka fotografuar atë votë… Kishte me qenë mirë që në zgjedhje mos të hasim në persona që fotografojnë votën”, tha Pula.

Edhe Fatime Dërmaku nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës bëri të ditur se kanë caktuar 30 gjyqtarë që do të kujdestarojnë më 14 shkurt, ditën e zgjedhjeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit