12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

BE “godet” edhe një herë ata që dëshirojnë ndryshimin e kufijve

Rekomandime

von Cramon: BE-ja nuk e përkrah ndryshimin e kufijve

Bashkimi Evropian, ka konfirmuar qëndrimin e tij se është kundër idesë së korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi, e cila ishte proklamuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Duke folur në një intervistë për gazetën “Bota sot”, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se një marrëveshje që përfshin edhe këtë ide, do të ishte shumë e dëmshme për qytetarët e të dy palëve dhe nuk do të zgjidhte problemet reale.

“Do të ishte shumë e dëmshme për qytetarët e të dy palëve dhe as nuk do të zgjidhë problemet reale, kështu që unë dekurajoj fuqimisht të gjithë nga kjo marrëveshje. BE-ja nuk e përkrah ndryshimin e kufijve. Kjo mund të jetë precedent, i cili mund të shkaktojë një efekt domino në rajon”, ka deklaruar von Cramon.

Sipas eurodeputetes gjermane, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë ideale, do të përfundojë me njohjen e Kosovës.

- Advertisement -

“Ne kemi nevojë për vullnet politik nga të dy shtetet dhe të dy palët duhet të japin garanci për shembull në lidhje me mbrojtjen e minoriteteve; palët duhet të synojnë një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë, dhe në mënyrë ideale ajo do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Mund ta imagjinoj që është e rëndësishme të ecim përpara me qasjen hap pas hapi, derisa pasi të kenë rënë dakord për shumicën e pyetjeve teknike, mund të jetë më e lehtë të përpiqen për një marrëveshje përfundimtare, e cila përfshin njohjen e ndërsjellë”, ka thënë më tej ajo.

Në këtë intervistë, von Cramon, ka folur edhe për kritikat e saj ndaj të dërguarit të SHBA-së për dialogun Richard Grenell, të cilin e ka akuzuar se dëshironte vëmendje dhe se po mbështeste personalisht presidentin Hashim Thaçi në dialog.

- Advertisement -

Sipas saj, në bazë të Kushtetutës, përgjegjësia për dialogun është në duart e Kryeministrit.

“Qasja e tij ishte shumë e përqendruar për të qenë në vëmendje ai dhe Presidenti i SHBA-së. Nga këndvështrimi im duhet të angazhohemi me sa më shumë aktorë dhe të kemi një kuptim të përbashkët për atë që duam të arrijmë. Ai gjithashtu po mbështeste personalisht Presidentin Thaçi në dialog, ndërsa Kushtetuta është shumë e qartë se përgjegjësia për dialogun është në duart e Kryeministrit”, ka shtuar raportuesja për Kosovën në PE Viola von Cramon për “Bota sot”./BS

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit