4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

CDU’ja e Merkelit në përkrahje të Osmanit: Politikanët e rinj dhe të besueshëm do t’i japin Kosovës energji dhe vizion

Rekomandime

Nikolas Lobel, anëtari i CDU-së së kancelares Angela Merkel dhe anëtar i Bungestagut gjerman, ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e ka caktuar Vjosa Osmanin si mandatare për kryeministre në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Lobel kandidimin e Osmanit e sheh si një mundësi që Kosovës t’i jepet një vizion dhe energji e re për të ecur përpara.

“Unë besoj fuqishëm që politikanët e ri dhe të besueshëm mund t’i injektojnë Kosovës energji dhe vizion të ri” ka shkruar Lobel, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Ndër të tjera ai ka thënë se Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Republikës së Kosovës që po garon për postin e kryeministres.

“Deputetja Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Kosovës që po garon për kryeministre. Osmani vjen nga LDK’ja, parti simotër e CDU-së dhe anëtare e familjes së Partive Popullore të Evropës”, ka shkruar ndër të tjera Lobel në llogarinë e tij në twitter.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mandatuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre në mbledhjen e fundit të Kryesisë së mbajtur të hënën.

- Advertisement -

Përveç mbështetjes unanime të Kryesisë, Osmani ka marrë të martën edhe përkrahjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së.

Aktualisht janë duke u zhvilluar negociata ndërmjet LDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Megjithatë LDK’ja insiston në postin e kryeministrit dhe thonë se janë të prirur që të shkojnë të vetëm në zgjedhje./GazetaExpress/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit