Së shpejti pritet të fillojnë punimet në kullat e Jasharëve në Prekaz të Skënderajt, tha ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Në raportimin para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Çeku theksoi se kompleksi memorial “Adem Jashari” nuk është i vetmi monument ku do të ndërhyhet.
Ai tha se janë identifikuar 200 monumente në kushte të rënda, e vetëm gjatë vitit 2022 do të restaurohen 50 prej tyre.
I pari i MKRS-së po ashtu njoftoi se për herë të parë është bërë hapi për t’u kthyer artefaktet që ndodhen në muzeun e Beogradit.