10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çeku: Rritja e Lëvizjes Vetëvendosje po i bënë bashkë partitë e vjetra, bëjnë pazare për hise në Qeveri

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku vendimin e PDK-së për ta mbështetur ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike e konsideron i pazar të gardës së vjetër për ndarjen e hiseve në Qeveri.

- Advertisement -

Çeku për Gazeta Blic thotë se kjo po bëhet nën petkun e kinse brengës për qytetarët.Sipas tij, partitë e vjetra po i bënë bashkë rritja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai thotë se humbja e tyre vetëm sa do thellohet nga shtyerja e zgjedhjeve.“Keto janë pazare të gardës së vjetër politike për ndarjen e hiseve në qeveri, nën petkun e kinse brengës për qytetarët. Partitë e vjetra nuk i bënë bashkë problemet e qytetarëve, por rritja e Lëvizjes Vetëvendosje. Me gjasë ende nuk e kanë kuptuar që humbjen nuk mund ta shmangin duke i shtyrë zgjedhjet, por vetëm sa do ta thellojnë atë“, deklaroi Çeku për Gazeta Blic.PDK ka marrur vendim që të mbështesë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kjo pasi që u pranuan amandamentet e propozuara nga kjo parti.Partia e Enver Hoxhajt do thërrasë seancë të jashtëzakonshme për ditën e premte që të votohet ky projektligj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit