15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

‘Çele guri gojën’, Vuçiq nuk e thotë asnjë fjalë për fitoren e Biden

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar i heshtur karshi zhvillimeve të fundit në SHBA.

- Advertisement -

Ai nuk ka deklaruar ende asgjë lidhur me fitoren e Joe Biden, ndonëse diplomatët botërorë tashmë ia kanë uruar fitoren presidenciale kandidatit demokrat.

Kujtojmë se Vuçiç tha të hënën se do të ishte “disi më e lehtë” për Serbinë nëse kandidati republikan dhe presidenti aktual i SHBA Donald Trump fitonte zgjedhjet e SHBA.

Në një konferencë për shtyp në Beograd, ai tha se zgjedhjet amerikane mbeten të rëndësishme për Serbinë, në të cilat, pa dyshim, favorit është kandidati demokrat Joe Biden, me të cilin, siç thotë ai, ka marrëdhënie korrekte, por politika e të cilit nuk ishte në favor të Serbisë.

- Advertisement -

“Kjo politikë nuk do të jetë në favor të Serbisë dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e mira personale, ne duhet ta dimë atë,” tha Vuçiç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit