-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çfarë do të marrë Pacolli në Qeveri dhe a e di Isa Mustafa ku është ai?

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës po deklaron se janë marrë vesh me AKR’në për bashkëpunim në koalicionin e ri. Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë sot para mediave se partia e udhëhequr nga Behgjet Pacolli do të marrë edhe ministri e pozita tjera politike.

Mustafa thotë se AKR’ja do të ketë vendin e vetë në koalicion.

- Advertisement -

Ai shton se me Pacollin kanë komunikuar më përpara e sapo të kthehet do të dakordohen me të edhe për pozitat që i takojnë në qeverinë e re.

“Sa i përket AKR’së jemi marrë vesh që ta kenë vendin e vetë, me qënë që z.Pacolli s’është i qasshëm s’kemi arritur të ulemi, kemi komunikuar përpara me të dhe mbetet më vonë që ta zgjidhim me të edhe përfaqësimin e tyre në ministri dhe pozitave tjera politike”, tha Mustafa.

“Të ju them të drejtën më ka habitë qëndrimi i ushtruesit të ministrit të brendshëm se s’mund të shprehet ashtu, nuk janë ministrat që vendosin kush do të arrestohet në kuvend”, shtoi ai.

- Advertisement -

“Nuk e di”, ndërkaq, tha Mustafa i pyetur nëse Pacolli është në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit