1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çfarë i kishte thënë Grenell Baton Haxhiut për zhbërjen e Speciales, shpjegon ngjarjen e zhvilluar në prapavijë

Rekomandime

Gazetari Baton Haxhiu ka shpjeguar deklaratën e tij të dhënë në vitin 2020, për të cilën kishte marrë shumë kritika.

Atë kohë, po në emisionin Pressing në T7, Haxhiu kishte thënë se një marrëveshje finale eventuale në mes të Kosovës dhe të Serbisë do të kishte tri elemente. Ndër to ishin zhbërja e Gjykatës Speciale, amnistia për krimet e luftës dhe definimi i pozicionit politik të veriut.

- Advertisement -

Haxhiu tash në emisionin Pressing thotë se këtë ia kishte thënë ish-I dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Ma ka vërtetuar zotëri Grenell. Që për fajin e tij realisht është ndërprerë edhe takimi i Uashingtonit. Për arsye se dy ditë para, respektivisht tri ditë para, Grenell pati lajmëruar ministrin e Drejtësisë së SHBA-së që marrëveshja parasheh edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale. Përgatitu për këtë punë. Kemi marrë burime cka ka ndodhë. Sekretari ka qenë i habitur për atë se në narrativën ishte e obligueshme që të lihet shenjë komunikimi se çfarë ka ndodhur. Nuk e dimë se çfarë ndodhi pastaj. Sekretari i Drejtësisë ka lajmëruar Departementin e Shtetit. DASH ka lajmëruar ambasadorin e saj që ka qenë Jack Smith. Për arsye se kryetari i prokurorisë që është amerikan, titulli i tij është ambasadori dhe e emërin DASH-i. Edhe pse është gjyqtar, obligimet procedurale në SHBA i emëron DASH-i”, tha ai.

“Kjo është e vërteta. E si ka ndodhur procedura e si është ngritur aktakuza nuk dihet”, shtoi ai.

- Advertisement -

“Thuajse unë jam emëruesi i atyre teksteve. E vërteta është se amnistia ka qenë në atë draft. Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka qenë i pafuqishëm të gjejë të vdekurit gjatë luftës. Tash ende nuk mund t’i gjejnë. Dhe e treta. Po është e vërtetë. Unë kam propozuar që Kuvendi të shfuqizojë Gjykatën Speciale”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit