14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Moderatori e ‘provokon’ me pyetje për Kosovën, Vuçiq përgjigjet me cinizëm

Rekomandime

Gjatë paraqitjes në Radio Televizionin e Serbisë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në disa raste (me iniciativën e tij) është fjalosur me moderatorin.

- Advertisement -

Tema kryesore ishte Kosova, teoritë e konspiracionit për zvarranikët apo ekonomia, i pari i shtetit serb vazhdimisht u përpoq të shmangte nënpyetjet dhe nuk e lejonte moderatorin të drejtonte emisionin televiziv.

Ai aty ishte folësi kryesor, siç ndodh zakonisht, kur është i ftuar në televizione me frekuenca kombëtare.

Mirëpo, nuk është se nuk ka pasur situata gjatë të cilave moderatori ka tentuar ta rikthejë presidentin në binarë të një bisede serioze me vartësit e tij, gjë që padyshim nuk i ka pëlqyer njeriut të parë të shtetit.

- Advertisement -

Në një moment, i zemëruar për shkak të pyetjes së moderatorit, Vuçiq vendosi t’i përgjigjet shkurtimisht çdo pyetjeje të radhës, duke përdorur një ose dy fjalë.

Kështu ishte kur flitej për zgjedhjet e mundshme lokale në veri të Kosovës, ku ai u përgjigj shkurt ‘asgjë, nuk di’.

- Advertisement -

Moderatori: Çfarë do të thotë se Prishtina do të mbajë zgjedhje? Në këtë situatë ku çështja e negociatave dhe gjithçka është e hapur… Dhe përpjekja për të arritur një marrëveshje dhe njëfarë stabiliteti?

Vuçiq: Asgjë, nuk e di.

Moderatori: Si duken ato bisedime në Bruksel?

Vuçiq: Kënaqësi e vërtetë. Çfarë ju intereson për këtë?

Moderatori: Ndoshta më pak cinizëm.

Vuçiq: Nuk ka pasur fare cinizëm. Unë ju them se çfarë. Asgjë e bukur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit