1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çfarë ndodhi në Tiranë? Edi Rama i hodhi edhe një mashtrim Kosovës, ja çfarë dëshmoi Avdullah Hoti

Rekomandime

Nën moton “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij”, gjatë ditës së djeshme është mbajtur mbledhja e gjashtë e dy qeverive shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje dy qeveritë nënshkruan 14 marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

Por çfarë do të sjellë kjo për Kosovën dhe Shqipërinë?

- Advertisement -

Lidhur me mbledhjen e dy qeverive shqiptare, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi.

Ai shpreson që marrëveshjet e nënshkruara do të zbatohen, pasi një gjë e tillë shumë rrallë ka ndodhur me marrëveshjet e kaluara që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Dje shqiptarët ndoqën në ekranet televizive një teatër politik të Edi Ramës dhe asgjë më shumë. Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, nuk bëri asnjë analizë për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në pesë mbledhjet e mëparshme të tyre.

- Advertisement -

Zhurma që u bë ishte e të njëjtave valëve si edhe p.sh. në mbledhjen e Pejës, kur Rama dhe Haradinaj kryqëzuan duart mbi flamurin e Shqipërisë. Përvoja e këtyre gjashtë viteve, që kur u bë mbledhja e parë, dëshmon se sa më e madhe zhurma, aq më e vogël puna. Është si puna e daulles, tupanit, i cili bën zhurmën më të madhe ndër të gjithë instrumentet e tjerë muzikorë, sepse brenda është bosh.

Zhora e madhe, puna asgjë. Kështu kanë shkuar mbledhjet e tjera, kështu do të shkojë edhe kjo marrëveshje. Janë nënshkruar 70 marrëveshje në të kaluarën, nuk është zbatuar asnjë prej tyre”, thotë Bytyçi për “Bota sot”.

- Advertisement -

Sipas tij, edhe kësaj radhe zhurmën shurdhuese e orkestroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili më shumë ka dhënë kontribute për Serbinë, sesa për Kosovën.

“Ai e përçau edhe dje skenën politike në Kosovë. Ose u përpoq së paku ta përçajë kur hodhi akuza kundër ish-kryeministrave, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti. U përpoq ta joshë kryeministrin aktual me fjalë lavdëruese dhe ta nxitë atë kundër politikanëve të tjerë. U përpoq ta marrë në mbrojtje Kosovën për liberalizimin e vizave, me qëllim që të justifikojë te shqiptarët mos marrjen e datës së mbledhjes qeveritare për bisedimet me BE-në, ndërkohë që Maqedonia e Veriut do ta ketë këtë datë. Edhe logo e mbledhjes “Bashkë pa kufi – në një rajon pa kufij”, ishte logo e afrimit më të madh me Serbinë, sesa me Kosovën. Ne duhet të jemi bashkë pa kufi në një Europë pa kufij. Duket se Rama kërkon të heqë dorë nga integrimi evropian”, thekson profesor Bytyçi.

Më tej, Bytyçi deklaron se qëndrimet arrogante të Edi Ramës u shfaqën edhe në këtë mbledhje si dhe në konferencën e tij të shtypit.

“Arroganca e tij ndaj Europës e ndaj politikanëve të Kosovës është unike, e papërsëritshme. Ndërkaq bën çmos ta orientojë edhe Kosovën kah plotësimi e pranimi i kërkesave të Serbisë. Ndërsa Avdullah Hoti nuk shfaqi asnjë lloj arrogance. Nuk manifestoi as mendjemadhësi. Foli qetë dhe me maturi. Qetësia dhe maturia që shfaqi zoti Hoti dëshmojnë për një kryeministër normal. Arroganca e Edi Ramës dëshmoi normalitetin e tij. Shqiptarët meritojnë së paku kryeministra e shtetarë normalë. Arroganca nuk është normalitet, nuk të jep kredite drejtësie”.

Ai ka treguar edhe dallimet mes Avdullah Hotit dhe Edi Ramës.

“Por kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë shfaqën gjithashtu pikëpamje e qëndrime pak a shumë të ndryshme midis tyre. Ndërsa Rama u shpreh se “Europa për turpin e saj nuk i liberalizon vizat për Kosovën”, Avdullah Hoti kishte qëndrim tjetër dhe theksoi se ne duhet të bëjmë detyrat tona. Rama nuk foli asnjë fjalë për situatën e pandemisë dhe krizën ekonomike në Shqipëri, sepse nuk ka çfarë thotë dhe nuk ka ofertë. Avdullah Hoti foli për këtë situatë dhe tha se ekonomia e Kosovës do të pësojë një ulje 1-4 përqind. Po të fliste Rama duhej të pranonte raportet ndërkombëtare, të cilat e parashikojnë uljen e rritjes ekonomike në 11-14 përqind. Hoti Tha se do të investonte për ruajtjen e stabilitetit ekonomik 15 përqind të buxhetit të shtetit. Edi Rama nuk mund të flasë për këtë, sepse arka e shtetit është bosh për të injektuar ekonominë, pasi paratë e buxhetit shkojnë për oligarkët t PPP-ve”.

“Rama ishte euforik sa i përket Minishengenit dhe e quante këtë nismë të Vuçiçit si çelësin e parajsës që do ta përjetojë rinia shqiptare dhe ajo rajonale. Ndërsa nuk tha asnjë fjalë për dhjetëra e qindra mijë të rinj që janë detyruar të ikin nga Shqipëria. Avdullah Hoti e relativizmi këtë ide, edhe pse nënshkroi marrëveshjen në Uashington kur tha se “Ne do të shohim nëse do trajtohemi të barabartë si shtet në këtë nismë, pasi ajo deri tani është vetëm një nismë e jo një projekt”. Tha gjithashtu se ne do ta pranojmë minishengenin si një organizëm të përkohshëm, deri në momentin që integrohemi në BE”. Të dyja këto klauzola shkojnë kundër dëshirës së Ramës për ta parë Kosovën vasale të Serbisë”, thotë Bytyçi për “Bota sot”.

Sipas tij, Edi Rama dje hodhi edhe një mashtrim të ri ndaj Kosovës.

“Në këtë mbledhje të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës u fol nga ana e Edi Ramës edhe për hekurudhën Beograd-Prishtinë-Durrës. Kryeministri i Shqipërisë hodhi një mashtrim të ri, kur tha se prej sot porti i Durrësit do të jetë porti i Kosovës. Në fakt kjo është një gënjeshtër e madhe, njësoj si ajo dogana e Kosovës në Durrës e premtuar para dy vjetësh në Pejë. Edi këtë mesele Fatmir Limaj më mirë sesa unë. Përfundimisht duhet thënë se shqiptarët nuk duhet të besojnë te ata që bëjnë zhurmë të madhe, sepse zhurmën e sajojnë për të fsheh punët e dobëta e të këqija të tyre. Pula që bën vezë kakaris mbasi ta bëjë atë, ndërsa pula që nuk bën vezë kakaris pa pushuar asnjëherë. Rama u përket kësaj lloj pule. Ai ka lind të vetëmburret e të fajësojë gjithnjë të tjerët për dështimet e tij. Kur zihet ngushtë përdor përçarjen si mundësi për të kapërcyer situatat e vështira. Por kakarisjen e ka karakteristikë të vazhdueshme të tij, pikërisht se nuk bën asnjë punë të hajrit. As në mbledhjen e djeshme të 2 tetorit ai nuk bëri ndonjë vezë, prandaj dhe zhurmoi sa mundi”, përfundon për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit