13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Në librin për historinë shkruhet se burrat shqiptarë i cilësonin gratë si kafshë

Rekomandime

Në vëllimin për periudhën e Perandorisë Osmane në Ballkan, më saktësisht në librin e punës, ndodhet një përshkrim për gratë shqiptare që daton rreth vitit 1810. Aty shkruhet se gratë e shqiptarëve janë pothuajse të paarsimuara dhe konsiderohen si bagëti e burrave dhe përdoren si të tilla.

- Advertisement -

Gazeta Express i ka siguruar gjashtë librat “Projekti i Historisë së Përbashkët”, të cilat janë komentuar për kontradiktat që përmbajnë në lidhje me trajtimin e shqiptarëve të Kosovës në periudha të ndryshme historike, me theks të veçantë luftës së fundit.

Organizata joqeveritare “Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe”, që e ka selinë në Selanik, ka botuar gjashtë libra mësimorë alternativë të historisë të titulluar “Projekti i Historisë së Përbashkët” në vitin 2016. Në botimin e këtyre librave kanë marrë pjesë historianë nga të gjitha vendet e Ballkanit, e nga Kosova ka qenë profesori i historisë Frashër Demaj. Trajtimi i ngjarjeve dhe shqiptarëve të Kosovës në këto libra ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta.

- Advertisement -

Përpos që shkruhet se gratë shqiptare konsiderohen si bagëti, aty shkruhet se burrat kanë përbuzje dhe neveri për femrat e tyre, por ata që munden, martohen.

- Advertisement -

Në fund të tekstit shtrohen tri pyetje, ku në pyetjen e parë kërkohet mendimi për arsyen pse gratë e përmendura në burim trajtoheshin aq keq në atë periudhë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit