20.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Çfarë oferte të re e pret tash LDK-ja

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje e ka thyer traditën e deritashme të formimit të institucioneve. Për herë të parë në historinë parlamentare kryetari dhe nënkryetarët janë zgjedhur pa marrëveshje paraprake politike. Me zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit dhe nënkryetarëve të tjerë është shmangur bllokada institucionale dhe ka marrë rrugë formimi i Qeverisë, edhe pse nuk ka marrëveshje politike mes një shumice parlamentare.

Lidhja Demokratike ka mbetur e befasuar dhe e ka quajtur të njëanshëm veprimin e Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Megjithatë, të gjithë 28 deputetët e kësaj partie votuan për kandidatin e propozuar. Por për LDK-në të gjitha dakordimet e deritashme me VV-në bien në ujë.

Por pretendenti për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhja e Konjufcës nuk ishte befasi, por një qytetari demokratike për të mos shkaktuar bllokadë institucionale.

Me gjithë çarjet, LDK-ja dhe LVV-ja nuk i kanë çuar duart nga koalicioni për bashkëqeverisje.

- Advertisement -

Pas konstituimit të Kuvendit kanë nisur të rrjedhin afatet kushtetuese për votimin e Qeverisë.

Tani është në dorën e presidentit që ta nominojë kandidatin për kryeministër, i cili pastaj ka 15 ditë afat ta paraqesë për votim kabinetin në Kuvend.

- Advertisement -

Thaçi e ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit, por nuk ka treguar kur do ta mandatojë Kurtin për kryeministër, shkruan sot Koha Ditore.

“Befasia” me zgjedhjen e Konjufcës

Gati tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së shtatë e kanë dhënë betimin.

Të parët që kanë zënë ulëset dhjetë minuta para orarit të caktuar kanë qenë deputetët e Lidhjes Demokratike.

Pas tyre kanë ardhur bashkërisht deputetët e partisë fituese të zgjedhjeve të 8 tetorit- Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidati për kryeministër i ka përshëndetur me radhë të gjithë deputetët e LDK-së të ulur në rreshtin e parë.

E deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, dhe ajo e AAK-së, Time Kadrijaj, ua kanë vendosur në bankën e parë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga një flamur kombëtar.

Një i tillë veçse ishte vendosur nga VV-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit