1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Cfarë po bëjnë dy këshilltarët e Kurtit në Berlin?

Rekomandime

Këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti, Fëllanza Podrimja dhe Jeton Zulfaj, gjenden në Gjermani, ku po takojnë zyrtarë gjermanë, që i përkasin Bundestagut. Nuk dihet me çfarë misioni janë nisur e as nëse kanë ndonjë detyrë konkrete.

- Advertisement -

Përmes Twitter-it, këshilltarja e Kurtit, Podrimja, ka njoftuar se sot, së bashku me Zulfajn, kanë takuar anëtarin e Bundestagut, Boris Mijatovic, me të cilin kanë biseduar lidhur me të arriturat e Qeverisë Kurti pas një viti në detyrë.

“Takuam sot Boris Mijatovic nga të Gjelbrit e Bundestagut, ku ndamë të arriturat e Kosovës në vitin e parë të qeverisë Kurti. Nga siguria të investimet, nga integrimet në BE e deri te Procesi i Berlinit, ne diskutuam se si Gjermani luan një rol të rëndësishëm për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka njoftuar Podrimja.

- Advertisement -

Po ashtu, Podrimja ka njoftuar se një takim është zhvilluar edhe me deputetin socialdemokrat i Bundestagut, Josip Juratoviç.

- Advertisement -

“Juratoviç është një mik i Kosovës dhe qytetarëve të saj për një kohë të gjatë. Ai fuqishëm avokon për një qasje të udhëhequr nga vlerat për Ballkanin Perëndimor. Së bashku ne themi: Jo fondeve të BE-së pa vlera të BE-së”, ka shkruar ajo.

Një takim tjetër, këshilltarët e Kurtit e kanë zhvilluar me deputetin tjetër gjerman, Valentin Abel. Me Abel, ka njoftuar Podrimja, kanë shkëmbyer ide konkrete mbi temat për bashkëpunimin ekonomik dhe politik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Kur bëhet fjalë për zgjidhje inovative dhe digjitale, Kosova mëton të bëhet lider regjional në sektirn e Teknologjisë Informative”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit