5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Republika Çeke bëhet shteti i parë i NATO-s që dërgon tanke në Ukrainë

Rekomandime

Vendet e NATO-s deri më tani kanë furnizuar Ukrainën me mjete të lehta ushtarake, edhe pse shumë të dobishme, si antitanket e tipit Javelin, që po shkaktojnë dëme të mëdha ushtrisë ruse.

Por vendimi i sotëm i Republikës Çeke shënon një hap para në furnizimet ushtarake drejt Kievit. Për herë të parë, një vend i NATO-s do të dërgojë tanke, specifikisht tanket sovjetike T-72, që njihen mirë edhe nga ushtria ukrainase.

- Advertisement -

Republika Çeke ka dërguar tanke T-72 të prodhimit rus dhe automjete luftarake të këmbësorisë BVP-1 në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta çeke Echo24 raportoi se tanket dhe automjetet e blinduara janë ngarkuar në trena dhe u nisën për në Ukrainë.

Vendimi i Pragës zyrtare në qarqet diplomatike shihet disi me shqetësim, sepse mund të jetë pretekst për një përgjigje të fortë të Kremlinit.

- Advertisement -

Pentagoni nuk e mbështet zyrtarisht dërgesën e tankeve në Ukrainë, jo vetëm nga frika për një zmadhim të konfliktit, por më shumë sepse nuk besojnë se mjete të tilla mund të jenë të dobishme, duke preferuar sistemet Javelin, për të cilët edhe sot ka miratuar një fond prej 100 milionë dollarësh për Kievin.

Ndërkohë Republika çeke dhe Sllovakia kanë deklaruar se ato janë të gatshëm të riparonin mjetet ukrainase në territorin e tyre, si pjesë e ndihmave konkrete shpesh herë e kërkuar nga presidenti ukrainas Volodymy Zelensky.

- Advertisement -

Përtej ndihmës Çeke, nuk duket sikur nga vendet e NATO do të ketë ndonjë furnizim i rëndësishëm mjetesh të rënda luftarake. Gjermania ka deklaruar dërgimin e disa mjeteve të blinduara, Britania e Madhe do të dërgojë vetëm ambulanca, ndërkohë që ideja e avionëve Mig nga Polonia u përjashtua, të paktën për momentin.

Ndërkohë, ekspertët ushtarak përllogarisin që ukrainasit shpenzojnë në një ditë të vetme, sasinë e armatimeve që i vjen nga miqtë e saj në një javë. /a2cnn

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit