3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Çfarë po ndodhë me veteranët e UÇK-së, thonë se po përcjellen nga disa persona

Rekomandime

Organizata Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas kanë reaguar lidhur me përcjelljet që po iu bëhet përfaqësuesve të OVL-UÇK-së siç thonë nga individ të panjohur.

Nga dega e OVL-UÇK, dega në Drenas kanë theksuar se tashmë dihet për luftën e pastër të UÇK-së, derisa ka shtuar asnjëherë nuk janë fshehur e që një gjë të tillë nuk do ta bëjnë as tash. Në reagim thuhet se të tjerë janë ata që duhet të fshihen, “sepse një ditë do t’i mallkoj historia”.

- Advertisement -

Organizatat e dala nga lu.fta e UÇK-së dega Drenas, reagon në lidhje me përcjelljet, vëzhgimi që po iu bëhet përfaqësuesve të Organizatave të Luftës së UÇK-së, nga individ të panjohur. Për lu.ftën e pastër që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë dihet. Ne asnjëherë nuk jemi fshehur, dhe as tash nuk do të fshihemi, janë të tjerë ata që duhet të fshihen sepse një ditë do t’i mallkoj historia”, thuhet në reagimin e OVL, dega në Drenas.

Mes tjerash në reagim thuhet se do të qëndrojnë të palëkundur në kauzën e tyre për të zbardhur të vërtetën për luftën e UÇK-së.

- Advertisement -

“Ne kemi dalë faqebardhë në luftë, jemi faqebardhë në paqe, e ato çfarë duhet i kemi deklaruar. Ne do të qëndrojmë të pa lëkundur në kauzën tonë për të zbardhur të vërtetën për luftën e UÇK-së”, thuhet mes tjerash në reagim.

Në fund veteranët kërkuan që të mos përcjellën. “Prandaj mos na përcjellni sepse ne nuk fshihemi, nuk kemi për çfarë!”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit